Që nga dita e inagurimit, shtatorja e Adem Jasharit në Prizren u përqesh e u kritikua nga i madh e i vogël. E njëjta u bë hit në rrjetet sociale duke ironizuar mënyrën se si u punua. Por, pas këtyre reagimeve kjo shtatore nuk do të qëndrojë më shumë në atë vend.

Kjo shtatore u inagurua nga një kompani private në ambientin e “Abi Çarshisë”. Menaxhmenti i “Abi Çarshisë”, për portalin rtv21.tv konfirmoi se është marrë vendim që shtatorja në fjalë të largohet për rikostruktim dhe rimodelim.

Kjo shtatore u inagurua për nder të 28 Nëntorit, Ditës së flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Po më këtë datë Komuna e Prizrenit  zbuloi shtatoren e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, e cila po ashtu pati mjaft kritika për të njëjten arsye, mirëpo ende nuk dihet se çfarë do të bëhet më të, a do të qëndrojë apo të largohet?! Lidhur me këtë, portali rtv21.tv ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të kësaj komune, mirëpo endenuk janë përgjigjur. /21Media