Këngëtarja Morena Taraku dhe rep-artisti, Stresi sonte publikuan bashkëpunimin.

“BAD GIRL” titullohet dueti i artistëve, që u publikua me videoklip, shkruan rtv21.tv

Dy artistët përmes instagramit bënë të ditur për lansimin e këngës, me ç’rast po marrin komente dhe pëlqime të shumta.

Kujtojmë që, projekti paraprak muzikor i Morena Tarakut është “F*ck Your Location”, i cili është publikuar më 17 prill. Ndërsa, i Stresit, bashkëpunimi me Finem, “Gazi N’fund”, i publikuar më 11 gusht./21Media