Arritën në aeroportin e Rinasit në Shqipëri katër fëmijët shqiptarë që mundën të dilnin nga kampi sirian i Al Hawl.

Bëhet fjalë për 12 vjeçarin Endri Dumani dhe 3 fëmijët dhe nusja e familjes Shuli.

Ata po shoqërohen nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj, të cilët ishin në Beirut për t’i marrë drejt Shqipërisë.

Jashtë ambjenteve të aeroportit ata priten nga familjarë të shumtë./oranews