Simon Cowell nuk do të jetë në gjendje të ecë me javë të tëra, pasi ka lënduar shpinën në tre vende në pas një aksidenti me biçikletë në shtëpinë e tij në Malibu.

Mjekët kanë paralajmëruar 60 vjeçarin, se ai do të përballet me një rikuperim të gjatë dhe të vështirë që do të përfshijë fizioterapi intensive, përcjell portali rtv21.tv

Një burim tha: “Do të zgjasë me javë, mbase muaj.”

Simon po provonte për herë të parë biçikletën 60 km / orë, kur pësoi një rrëzim të tmerrshëm në beton, duke thyer tre rruaza të shpinës . Lëndimi kishte nevojë për gjashtë orë kirurgji.

Simon shkroi në Twitter “Nëse blini një biçikletë elektrike, lexoni manualin përpara se ta hipni për herë të parë. Unë kam thyer një pjesë të shpinës. Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Dhe një falënderim masiv për të gjithë infermierët dhe mjekët. Disa nga njerëzit më të bukur që kam takuar ndonjëherë. Qëndroni të sigurt të gjithë. “

Ai pritet të kalojë disa ditë të tjera në spital para se të lejohet të kthehet në shtëpinë e tij në Malibu, ku u lëndua.

Një burim tha: “Simon ka një rrugë të gjatë dhe të vështirë përpara”.

Burimi shtoi: “Simoni është plotësisht i vendosur të kthehet në punë, por është thënë se do të kalojnë disa javë para se të kthehet siç duhet në këmbë.Por si zakonisht ai po lufton kundër të gjithëve për t’u rikthyer sa më shpejt.”

Mendohet se Simon po ngiste për herë të parë një biçikletë elektrike.

Biçikleta Swind EB-01 Hyper Electric, e cila përshkruhet si e-biçikleta më e fuqishme në botë, ka një shpejtësi të lartë prej 60mph.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ky model është i ndaluar nga rrugët publike pasi tejkalon kufirin ligjor të shpejtësisë së biçikletës prej 15.5mph / orë.

Partnerja e Simon, Lauren Silverman, 43 vjeç ishte me të në Spitalin Providence Saint John në Santa Monica./21Media