Rreth 200 të shëruar

Rreth 200 të shëruar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se gjatë ditës së sotme janë shëruar 20 pacientë të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Ndërsa, sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë paraditen e sotme (11 prill) numri në total i të shëruarve është 197.

Ndërkaq, 23 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot për 17 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar në 433 numrin total të të infektuarve./oranews