Në komunën e Ferizajt janë shëruar edhe pesë persona. Sipas njoftimit të kësaj komune, numri i të shëruarve shkon në 103, ndërkaq nuk raportohet për raste të tjera.

“Lajmi i mirë: 5 ferizajas të shëruar nga COVID-19 që çon numrin në 103 të shëruar e zero raste të reja nga dhjetëra mostra të marra ditëve të fundit. Shërim të shpejt të infektuarve tjerë”, thuhet në njoftim.

Sonte u konfirmua se edhe 12 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 841./21Media