U shoqëruan në polici personat që e rrahën zyrtarin policor

 

Një zyrtar policor mbrëmë pranoi tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga dy burra në rrugën B, në Prishtinë. Policia informoi se të dyshuarit u shoqëruan në stacionin policor.

“Pas pranimit të informatës për mos respektimi të vendimit të qeverisë për respektimin e masave anti Covid 19 njësitë policore së bashku me inspektorët sanitarë kanë dalë në atë lokacion ku brenda në restorant kanë hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor.”, bëri të ditur policia.

Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin e shtetit u liruan në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button