U shqiptuan 457 gjoba për mosrespektim të masave
31 Dhjetor 2020
Qytetarët po vazhdojnë të mos respektojnë masat ndaj COVID-19, të cilat janë vendosur nga institucionet shtetërore e shëndetësore.
Policia gjatë 24 orëve policia ka shqiptuar 457 gjoba për personat që nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Kujtojmë që, nga ky virus janë infektuar 51 mijë e 144 persona nga 182.329 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë vdekur 1 mijë 332 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19.