Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se deklarimet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ua pamundëson asaj, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit e shumë të tjerëve që ishin dënuar për vepra penale dhe me kusht, të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme, nuk qëndron.

Kadaj Bujupi ka thënë se do të konslutohen me juristë, por sipas saj kjo nuk qëndron dhe është vetëm një përpjekje për balancim.

“Mendoj se dikujt i dhemb me lëshu pushtet edhe mandej përpiqen me godit kah të mujnë. Bëhet fjalë për dy vepra krejt të ndryshme. Deputeti Etem Arifi ka qenë i dënuar për korrupsion me vendim të formës së prerë ndërsa ne kemi qenë të dënuar me kusht dhe Gjykata asnjëherë nuk ka dhënë vendim që i njëjti të ekzekutohet përveç se nëse përsëritet vepra. Kemi qenë për një aksion politik brenda sallës së Kuvendit, një denim i cili prej fillimit ka pasur shumë shkelje dhe ka qenë komplet politik. Prandaj eventualisht të gjithë ata që janë gëzu sonte me deklarime të tilla sepse e pashë që ka pasë përpjekje për me i dhënë zjermë kësaj teme, unë ju them se nuk qëndron, ne sigurisht që do të konsultohemi me jurist, por nuk qëndron, është një përpjekje me e bë një balancim që është krejt e kundërta”, ka thënë Kadaj-Bujupi./Express/