"U prehsh në dritën tënde, Violetë!"

“U prehsh në dritën tënde, Violetë!”

Është  varrosur sot, gazetarja dhe këngëtarja e njohur, Violeta Rexhepagiqi e cila u nda nga jeta dje.

Për shkak të  shkak të  rrethanave aktuale të  shkaktuara nga pandemia COVID-19, Rexhepagiqi ceremmonia e varrimit të  saj u bë  vetëm nga familajrët e ngushtë  me prezencë  të  Ministres së  Kulturës, Rinisë  dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

“Violetën do ta kujtojmë përherë, të dashur, të qeshur e përjetë të gjallë në kujtimet tona. U prehsh në dritën tënde, Violetë!”, ka shkruar Dumoshi në  Facebook.

Sapo i dhamë lamtumirën e fundit Violeta Rexhepagiqit. Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte familja e ngushtë e…

Gepostet von Vlora Dumoshi am Samstag, 18. April 2020

Violeta Rexhepagiqi do të mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë në fushën e gazetarisë, posaqërisht për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës. Ajo po ashtu ka interpretuar rreth 40 këngë për fëmijë, e më pas edhe për të rritur, aty ku edhe dolën hitet e saj përkrah Armend Rexhepagiqit e Aida Barakut./21Media