Një djalë në kërkim të dashurisë nisi një udhëtim 3-orësh për takimin e tij të parë, por i gjithë ky udhëtim e la “zemërthyer”.

Videoja e 21 vjeçarit, Craig Moffat ka pasur mbi 4.6 milionë shikime, me mbi 20,000 komente dhe 700,000 pëlqime.

Craig, i veshur me jelek dhe kravatë, mori një biletë treni të klasit të parë, ndërsa u nis nga shtëpia e tij në Edinburg për udhëtimin 90 milje.

Ai bëri një video të TikTok të udhëtimit të tij ku ai shpresonte për një rezultat më të mirë pasi kishte thënë se pas dy vjetësh ai ishte “më në fund” duke shkuar në një takim, transmeton rtv21.tv.

“Mezi pres, jam shumë i ngazëllyer” shtoi ai, duke postuar video nga dritarja e trenit.

Craig mbërriti 20 minuta më herët në restorant dhe priti me nervozizëm takimin e tij i cili nuk mbërriti kurrë.

“Kanë kaluar 35 minuta dhe ajo akoma nuk është shfaqur”, mbishkroi ai një videon të tij.

Craig u detyrua të futet brenda vetëm dhe ai e filmoi veten duke ngrënë dhe pirë.

Pastaj ai regjistron veten të vetmuar në stacion me shkrimin: Unë mendoj se thjesht do të shkoj në shtëpi … me të vërtetë po prisja mbrëmjen e sotme.

“Ajo nuk të meriton ty, do ta gjesh një tjetër”. “Unë e di që ishe i ngazëllyer, por ke shmangur dikë që do të të bënte vërtet të palumtur në fund. Ti meriton me shume”, ishin fjalët e komentuesëve./21Media