UEFA dënon Shqipërinë

UEFA e ka dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në ndeshjen ndaj Italisë.

Sipas njoftimit të FSHF-së, UEFA i ka ndarë gjobë prej 37 mijë e 375 euro për hyrjen e një tifozi në fushë, hedhjeve të objekteve, fishekzjarrët që ndezën tifozët e Shqipërisë si dhe për “shfaqjen e mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarje sportive”.

Shqipëria u mposht 2:1 nga Italia. Nesër luan ndaj Kroacisë.

Back to top button