FSHF është gjobitur me 28.500 euro

FSHF është gjobitur me 28.500 euro

Incidentet e shkaktuara në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania Stadium” i kanë kushtuar shtrenjtë Federatës Shqiptare të Futbollit.

FSHF është gjobitur me 28.500 euro nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s.

5 mijë euro është gjoba për shkak të vërshëllimave të tifozëve kuqezinj gjatë ekzekutimit të himnit të Francës, teksa UEFA ka gjobitur me 23.500 euro Shqipërinë për shkak të sendeve të hedhura në fushën e lojës.

Takimi është zhvilluar më 17 nëntor të këtij viti, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020 dhe pa si fitues Francën./oranews