Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

UEFA hap procedura kundër Barcelonës, ​​Juventusit dhe Real Madridit

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

UEFA ka hapur procedime disiplinore kundër Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit lidhur me përfshirjen e tyre në Superligën Evropiane të propozuar.

Klubet ishin pjesë e 12 anëtarëve ‘themelues’ të ligës së shkëputur, e cila më vonë u shemb.

Nëntë klubet e tjera hoqën dorë nga projekti, por Barcelona, Juventus dhe Real Madrid kanë refuzuar ta bëjnë këtë, transmeton rtv21.tv.

UEFA tha se procedurat ishin hapur kundër tri ekipeve “për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s”.

“Pas një hetimi të kryer nga inspektorët etikës dhe disiplinës së UEFA -s në lidhje me të ashtuquajturin projekt “Super League”, procedurat disiplinore janë hapur kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s”, tha UEFA në një deklaratë të lëshuar të martën./21Media