UEFA synon të mbajë të njëjtin orar për ndeshjet dhe të njëjtat qytete nikoqire

UEFA synon të mbajë të njëjtin orar për ndeshjet dhe të njëjtat qytete nikoqire

Federata Evropiane e Futbollit kumtoi se të gjitha 12 qytetet kanë shprehur gatishmëri për të pritur Euro 2020, vitin e ardhshëm dhe për këtë kanë dërguar konfirmim.

“Supozohet se Kampionati Evropian 2020 do të mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit 2021. Synojmë të mbajmë të njëjtin orar për ndeshjet dhe të njëjtat qytete nikoqire. Sidoqoftë, në këtë fazë, orari i ndeshjes ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. UEFA është në kontakt me të gjitha 12 qytetet për këtë çështje”, njoftoi UEFA.

Kohët e fundit, u parashtrua çështja deri tek UEFA, se kryetari i Federatës daneze të Futbollit, Jesper Miller, dyshon në gatishmërinë e Kopenhagës për të pritur Euro 2020, për shkak të garës çikliste Tour de France.

Gara prestigjioze e çiklizmit rreth Francës duhet të fillojë nga kryeqyteti danez Kopenhagë, në kohë kur do të luhet Kampionati Evropian, raporton TV21./21Media