UEFA njoftoi sot se tifozët do të lejohen të kthehen në stadium në ndeshjen e për klube dhe të kombëtareve, duke filluar nga java e ardhshme me ndeshjet e përfaqësueseve,

Stadiumet do të lejohen të mbushen 30 për qind e kapacitetit, dhe do të rihapen vetëm aty ku e lejon ligji vendor.

UEFA ka konfirmuar se distanca sociale do të jetë e obligueshme, e gjithashtu edhe mbajtja e maskave, sipas rregullave të përcaktuara të vendit.

UEFA ndërmori hapin e parë duke lejuar publikun të marrë pjesë në Superkupën Evropiane të mbajtur të Enjten e kaluar në “Puskas Arena” në Budapest, me një kapacitet të kufizuar prej 20,000 njerëz, në një stadium me një kapacitet prej 67,215.

Organizmi më i lartë i futbollit në Europë e vlerësoi përvojën shumë pozitive me idenë e mbajtjes së një pjese të tifozëve në garat evropiane këtë sezon.