UEFA mund ta përjashtojë Bjellorusinë nga Euro 2024

UEFA nuk përjashtoi marrjen e veprimeve të mëtejshme kundër Bjellorusisë pasi që ky i fundit vendosi trupa me forcat ruse pranë Ukrainës këtë të hënë.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko dje e konfirmoi se kishte urdhëruar trupat ushtarake të bashkoheshin me forcat ruse, kështu duke pretenduar se kishte një sulm të planifikuar nga vendi i tij drejt Ukrainës.
Bjellorusia është një aleat kyç i Rusisë dhe mbështetet financiarisht dhe politikisht në përkrahjen e saj.
Tani, UEFA e konfirmoi se ka vëzhguar vazhdimisht situatën në Bjellorusi dhe nuk përjashtoi marrjen e masave të mëtejshme kundër shtetit pro-rus.
Rusia tashmë është përjashtuar nga pjesëmarrja në Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani, për shkak të luftës në vazhdim në Ukrainë. Rusia u ndalua gjithashtu nga Kupa e Botës 2022 në Katar pasi pushtoi Ukrainën në fillim të këtij viti.
Megjithatë, Bjellorusia nuk është përballur me sanksione të ngjashme ku dhe ishte pjesë e shortit të kualifikimit të Euro 2024 që u zhvillua të dielën.
Shorti i vuri bjellorusët në një grup, respektivisht në Grupin I me Kosovën, Izraelin, Rumaninë, Zvicrën dhe Andorrën.
Në rast se Bjellorusia përjashtohet nga Grupi I, atëherë ky do të ishte lajm tejet i mirë për Kosovën e cila do ta kishte edhe më të lehtë kualifikimin tutje.

Back to top button