Do të diskutohet edhe për çështjet ekonomike

Do të diskutohet edhe për çështjet ekonomike

Pas thashethemeve të ditëve të kaluara, UEFA në konsultim me të gjitha federatat, ligat e ndryshme, klubet dhe përfaqësuesit e lojtarëve, do të vendosë sot se si do të procedohet për të përfunduar sezonin ndërprerë në mes nga emergjenca “Coronavirus”.

Duket qartë, nëse jo 100% e sigurt, që shtyrja e Kampionatit Europian (hipoteza më e besueshme është zhvendosja në qershor 2021 ose në fund të vitit 2020), pasi përparësi  do t’u jepet kampionateve dhe kupave, Championsit dhe Europa League-s, që duhet të mbyllen mes majit dhe qershorit, me kusht që situata kontinentale të kthehet në normalitet gjatë dy muajve të ardhshëm.

Takimi i parë është caktuar (me videokonferencë) në orën 10:00, ku marrin pjesë UEFA, ligat dhe Shoqata e Futbollistëve, ndërsa në 13:00 është parashikuar një takim i dytë midis UEFA dhe 55 federatave dhe në fund në orën 14:00, mbledhja e jashtëzakonshme e Ekzekutivit të UEFA-s.

Në tryezë janë gjithashtu çështjet ekonomike. Lëvizja në kohë e “Euro 2020” do të sjellë një humbja të paktën 300 milionë euro (sipas përllogaritjeve). E fundit, çështja e kontratave që skadojnë në qershor. Shkurt, shumë tema që do të trajtohen sot, duke shpresuar që zgjidhjet do të vijnë me një frymë konstruktive dhe “komunitare”.