UEFA diskuton rreth ndalimit të ligave për shkak të koronavirusit

UEFA diskuton rreth ndalimit të ligave për shkak të koronavirusit

Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) njoftoi sot se një vendim për garat përfshirë Euro 2020, do të merret në mbledhjen e 17 marsit pas deklarimit të koronavirusit si pandemi.

UEFA ftoi përfaqësues të 55 anëtarëve të saj, përfaqësues të Shoqatës Evropiane të Klubeve, Ligës Evropiane dhe Shoqatës së Futbollit të marrin pjesë në një konferencë video të martën për të vendosur mbi hapat e ardhshëm.

Sot, ‘Marka’ spanjolle njoftoi se UEFA kishte vendosur të pezullonte garën e Ligës së Kampionëve dhe Liga Evropa menjëherë, por kjo tani është e pasigurt.