Uglanjin: Për shkak të parregullsive, refuzohet kërkesa e qytetarëve për shkarkimin e Atiqit

Kryesuesi i asamblesë komunale në Mitrovicën veriore, Nexhat Uglanjin i tha RTV21 se ka refuzuar kërkesën e qytetarëve për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës veriore për shkak të parregullsive në kërkesë.

Sipas Uglanjin kërkesa nuk është bërë siç kërkohet në udhëzimin administrativ i formuar nga MAPL-ja dhe sipas tij kjo po bëhet qëllimisht pasi që kërkesa e njëjte është bërë edhe në tri komunat e tjera në Veri

“…S’u pranua në atë model që e kanë formu ata sepse s’është në përputhje me udhëzimin administrativ sepse fillimisht duhet njoftimi i kryesuesit për formim të grupit punues pastaj kryesuesi duhet të njoftojë MAPL dhe KQZ-në dhe t’i regjistrojë tre anëtarët iniciatorë të këtij grupi iniciues dhe këta nuk e bënë këtë hap. Në kuadër të kërkesës janë paqartësi të tjera dhe a po bëhen qëllimisht ato po bëhen qëllimisht a po bëhen politikisht, po bëhen politikisht sepse e njëjta kërkesë është në katër komunat e tjera, në ato kërkesa thuhet se komuna është jo funksionale … unë nuk e kam pranu këtë lloj kërkese dhe tash do të veproj në bazë të udhëzimit administrativ”, tha ai./21Media

Back to top button