Supermarketet në Kinë po ndihmojnë prindërit të kërkojnë djemtë dhe vajzat e tyre duke shitur ujë në shishe me fotografitë e fëmijëve të zhdukur.

Pamjet tregojnë pako me produkte, të shtypura me fotografi dhe informacione të të rinjve që janë zhdukur, duke u shfaqur në një dyqan ushqimesh në qytetin verior-perëndimor kinez Xi’an.

Rrëmbimi i fëmijëve është një çështje serioze në Kinë. Rreth 200,000 djem dhe vajza vlerësohet se mungojnë çdo vit, sipas raportimeve, transmeton rtv21.tv.

Ndër ata fëmijë të zhdukur, vetëm 200, ose 0,1 përqind, janë në gjendje të gjenin prindërit e tyre në një moment të jetës së tyre, sipas një raporti kinez të lajmeve.

Uji me shishe që bart fotografitë e fëmijëve të zhdukur është një fushatë e iniciuar nga Bao Bei Hui Jia, ose ‘Baby Come Home’, një bamirësi kryesore kineze që ndihmon familjet të gjejnë fëmijët e tyre të humbur.

Që nga viti 2017, organizata ka punuar me një kompani kineze, për të shitur ujin me informacione rreth fëmijëve që zhduken.

Etiketa e shisheve përmban një fotografi të fëmijës së zhdukur, së bashku me vendndodhjen dhe datën kur i riu është zhdukur dhe data e lindjes së tyre.

Reklama shkruante, ‘Pavarësisht se kush jeni, ju lutemi ndihmoni fëmijët tanë të kthehen në shtëpi’.

Organizata ka punuar gjithashtu me biznese të tjera kineze për të ndihmuar në zgjerimin e radarit të kërkimit për fëmijët e humbur duke shfaqur ato reklama, sipas uebfaqes së tyre.

Trafikimi i qenieve njerëzore është një çështje serioze në shoqërinë kineze. Megjithëse, nuk ka shifra zyrtare, raportet e mediave sugjerojnë se midis 20,000 deri 200,000 të rinj rrëmbehen çdo vit. Disa janë blerë, disa thjesht janë vjedhur. Ata përfundojnë si punëtorë, në martesa të detyruara ose si birësime të familjet e pasura, brenda ose jashtë shtetit./21Media