Uki dhe ErgeNR publikojnë bashkëpunimin
20 Mars 2019
Kënga titullohet “Yjet”
Kënga titullohet “Yjet”
Dy artistët e njohur shqiptar, Uki Latifi dhe Ergen Berisha kanë publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Yjet” dhe është shoqëruar edhe me videoklip, përcjell rtv21.tv
Tekstin e kanë shkruar të dy artistët, ndërsa për videoklipin është përkujdesur, Flamur Hasani.
Ky është bashkëpunimi i parë i artistëve dhe mbetet të shihet nëse do të pëlqehet nga publiku./21Media