Ukraina do të vazhdojë kundërsulmin pas “referendumeve”

Ukraina ka thënë se kundërofensiva e saj për të rimarrë territorin që është nën pushtimin rus vazhdon, pavarësisht të ashtuquajturave “referendum” të mbajtura nga zyrtarë pro-rusë në katër rajone të vendit.
Këshilltari i lartë i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak u ka bërë sërish thirrje vendeve perëndimore që të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe të rrisin furnizimin me armë në Ukrainë.
“Unë mendoj se hapi tjetër i Ukrainës është të intensifikojë procesin e negociatave me partnerët tanë ndërkombëtarë duke rritur furnizimin me armë, në mënyrë që të na mundësohet të shkatërrojmë vendet ku ruhen armët ruse në Krime”, tha ai.
Ndërkaq, Zelensky ka thënë se me çdo kusht do t’i mbrojë ukrainasit./21Media

Back to top button