Kaloni te përmbajtja kryesore

Ukraina kërkon tërheqje të forcave ruse

Ukraina kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse” të hënën, ndërsa delegacioni i vendit mbërriti për bisedime me Rusinë në kufirin ukrainas-bjellorusi, tha një deklaratë nga presidenca ukrainase.

Delegacioni përfshin ndër të tjera, Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Ndihmësi i presidentit rus thotë se bisedimet me Ukrainën janë planifikuar për në mesditë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button