Njerëzit që më së shumti janë refuzuar këtë vit janë nga Rusia

Njerëzit që më së shumti janë refuzuar këtë vit janë nga Rusia

Që nga fillimi i vitit 2019, shërbimi i kufirit ukrainas ka ndaluar 1.700 rusë të hyjnë në vend, tha sot zëdhënësi i Shërbimit Shtetëror Kufitar, Oleg Slobodian.

“Sa për qytetarët e Rusisë, ne kthyem mbrapshtë më shumë se 1.700 njerëz,” tha ai.

Numri i përgjithshëm i të huajve që nuk janë pranuar në vend është 6,800.

Në shkurt, Shërbimi Kufitar Shtetëror njoftoi se njerëzit, të cilët më së shumti janë refuzuar janë nga Rusia, Turqia dhe Moldavia.