Ukraina shpreson t’i evakuojë civilët nga qytetet e rrethuara

Ukraina shpreson të ketë mundësi t’i evakuojë civilët nga qytetet e rrethuara.
Sipas zëvendës kryeministres Iryna Vereshchuk, kjo do të përfshinte përpjekjen për të krijuar një rrugë nga qyteti port i Mariupolit, ku 160 mijë njerëz mbetën të bllokuar.
Dje, Ukraina paralajmëroi se disa nga rrugët e qytetit ishin të pasigurta për shkak të sulmeve nga forcat ruse.
Ndërkohë që, sot dy palët ajo e Ukrainës dhe e Rusisë kanë mbërritur në Stamboll për rundin e radhës të bisedimeve, atje u priten nga Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan./21Media

Back to top button