Ukraina thotë se centralit bërthamor të Çernobilit iu ndërpre furnizimi me energji

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës njoftoi se furnizimet me energji elektrike për ish-termocentralin në Çernobil janë ndërprerë dhe ka paralajmëruar se substancat radioaktive mund të çlirohen, sepse karburanti bërthamor i shpenzuar nuk mund të ftohet.

Në një postim të aplikacionit të mesazheve në telegram, Energoatom tha se një linjë e tensionit të lartë që ushqente centralin u shkëput pasi u dëmtua gjatë kapjes së stacionit nga Rusia gati dy javë më parë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko i tha BBC-së se Ukraina nuk ka akses në informacionin e monitorimit në stacion dhe për këtë arsye nuk mund të vlerësojë nëse ndonjë lëndë radioaktive po lëshohet.

“Ne duhet ta riparojmë atë sa më shpejt që të mundemi”, tha Galushchenko. Por, ai shtoi se ekziston “një sistem i veçantë sigurie në rast të ndërprerjeve të energjisë elektrike”, i cili do të lejojë që centrali të funksionojë për disa ditë duke përdorur gjeneratorë me naftë./21Media

Back to top button