Ulutas: Koordinimi i institucioneve të sigurisë me KFOR’in është kyç
Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, sot është takuar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.
KFOR ka njoftuar se në takim Ulutas theksoi se koordinimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë dhe organizatave të sigurisë së Kosovës janë çelësi për sigurinë e qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë,
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. #KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim.