Ndihmohen ndërmarrësit e vegjël

Ndihmohen ndërmarrësit e vegjël

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komuna e Vitisë do të organizojnë një ceremoni nënshkrimi të garantëve me sipërmarrës të ndërmarrjeve të vogla.

Ndarja e granteve bëhet nga projekti i UNDP-së INTERDEV 2, i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADA), përmes Fondit për Zhvillim Lokal, i cili siguron grante financiare konkurruese për fermerë të vegjël, shoqata dhe biznese të vogla për të përmirësuar mjedisin e tyre të punës dhe produktivitetin, krijuar vende të punës dhe rritje të të ardhurave.

Ndryshe, projekti INTERDEV 2 promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave që  rrezikohen të anashkalohen, me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale./21Media