UNDP, Kosova dhe partnerët, nisin festimet e Ditës së Tokës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, së bashku me Zyrën e Presidentës dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë nisur zyrtarisht një sërë ngjarjesh për të festuar Ditën e Tokës, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe veprimit për klimën.

Në njoftimin për media, thuhet se kjo ngjarje e inaugurimit u zhvillua në Kampusin e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, duke bashkuar partnerët kyç institucional dhe zhvillimor, duke përfshirë Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së e përfaqësues institucional, ambasadorë dhe partnerë të tjerë të dalluar.

Në këtë ngjarje u bë zbulimi i instalacionit artistik “Muri apo Premtimi i Prirët”, një strukturë e përbërë nga qese plastike të hedhura dhe materiale të tjera të ricikluara, që synon të shfaqë ndikimin e veprimeve njerëzore në premtimin për një të ardhme më të mirë.

“Tema globale e Ditës së Tokës sivjet është Planeti kundër Plastikës, dhe instalacioni artistik i krijuar nga Driton Selmani, si pjesë e Projektit global të UNDP-së Premtimi për Klimën, është një paraqitje e fuqishme e kësaj sfide mjedisore. Instalacioni artistik ka një rëndësi të veçantë pasi është zhvilluar së bashku me nxënësit e shkollës. Ashtu si në vitet e mëparshme, ky inaugurim ka shërbyer për të nënvizuar rëndësinë e angazhimit të komunitetit dhe rolin e tij në formësimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për planetin tonë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se instalacioni artistik është pjesë e projektit “Climate Promise”, i zbatuar nga UNDP-ja në Kosovë me të cilin ne konfirmojnë përkushtimin për të nxitur iniciativat e ndërgjegjësimit mjedisor dhe qëndrueshmërisë dhe festimi i Ditës së Tokës shërben si një dëshmi e këtij angazhimi.

Back to top button