“Unë mund ta duroj vetminë por, të mbeturit vetëm kurrsesi”

 

Poezi nga Can Yücel

Përktheu Rozana Belli

Unë mund ta duroj vetminë por, të mbeturit vetëm kurrsesi,

Nuk është bukur të plakesh vetëm, duke parë muret.

Duke kërkuar me sy një mik

Me tik-takun e orës…

Bashkë me lumturinë mund ta shtyj kohën, s’kam frikë,

Por,

Duhet të jetë dikush që të thotë “Mirëmëngjes! Natën e mirë”.

Ndonjëherë duhet të më cingërrijë në vesh një telefon, gjithsesi

Përndryshe nuk është vështirë, nuk është fare e vështirë

Të përziej çajin në gotë,

Dhe ta shijoj krejt i vetëm.

Por,

Ndonjëherë duhet një zë që pyet

“Me sa sheqer e do?”

Back to top button