United duhet të luajë në play-off për të siguruar eliminatoret e Ligës së Evropës

Pavarësisht fitores së sotme kundër Real Sociedadit, Manchester United ende nuk ka arritur të sigurojë fazën e eliminatoreve të Ligës së Evropës.
United e mposhti Real Sociedadin me rezultat minimal 1:0, rezultat ky që nuk e ndihmoi skuadrën e Ten Hag të ngjitet në krye të tabelës.
Kjo gjë ka bërë që United të zë vendin e dytë në grup pavarësisht se është në kuotën e njëjtë të pikëve me Sociedadin, për shkak të golaverazhit më të dobët se sa skuadra spanjolle.
Kjo gjë nënkupton që Manchester United ende nuk ka arritur të kualifikohet tutje, pasi që tani do të ndeshet në play-off me një skuadër e cila ka përfunduar në vendin e tretë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, për të arritur fazën e eliminatoreve të Ligës së Evropës.

Back to top button