United fiton bindshëm ndaj Betisit, Juventusi e mposht Freiburgun

Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet e mbetura të programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz”, Juventusi e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Freiburgut.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Angel Di Maria, i cili në minutën e 53’ vulosi fitoren e “Zonjës së Vjetër” me rezultat 1:0.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Manchester United, i cili e shkatërroi Real Betisin me rezultat bindës 4:1.
Golat për “Djajtë e Kuq” i shënuan Rashford (minuta e 6’), Antony (minuta e 52’), Fernandes (minuta e 58’) dhe Weghorst (minuta e 82’), kurse golin e nderit për Betisin e shënoi Ayoze Perez në minutën e 32’ të ndeshjes.
Rezultatet finale të gjitha ndeshjeve të sotme në Ligën e Evropës:
AS Roma 2:0 Real Sociedad
Bayer Leverkusen 2:0 Ferencvaros
Sporting Lisbona 2:2 Arsenal
Union Berlin 3:3 Royale Union SG
Juventus 1:0 Freiburg
Manchester United 4:1 Real Betis
Sevilla 2:0 Fenerbahce
Shakhtar Donetsk 1:1 Feyenoord.

Back to top button