Manchester United nuk e ka nisur mirë këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Kjo ka bërë që drejtuesit e gjigantit anglez të mendojnë për përforcimin e repartit defansivë gjatë afatit kalimtar të janarit.

David Carmo është emri i ri në listën e Manchester Untied, me mbrojtësin e ri portugez që ka filluar shkëlqimin.

21-vjeçari që luan në pozitën e mbrojtësit qendror, ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni te Sporting Braga dhe ka rritur dukshëm çmimin e tij.

ESPN ka raportuar se drejtuesit e gjigantit anglez tanimë kanë nisur kontaktet e para me homologët portugez për mbrojtësin.

Carmo ka kontratë afatgjate deri në vitin 2025 me Bragën, por që ka klauzolë largimi prej 40 milionë euro, klauzolë që United është gati ta paguajë. /21Media