Manchester United pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkato. Paratë nuk janë aspak problem për “Djajtë e Kuq”, të cilët janë tërhequr përkohësisht nga objektivi Jadon Sancho.

Dortmund kërkon 120 milion euro për të lënë të lirë yllin anglez dhe klubi i Premier League ka hedhur sytë nga Spanja. Trajneri Solskjaer pëlqen shumë Ousmane Dembele, i cili nuk ka bindur Barcelonën me rendimentin e tij, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shumta.

Deportivo konfirmon interesimin e United për 23-vjeçarin e krahut të djathtë të sulmit.