Ylli kolumbian i Real Madrid-it, James Rodriguez, ka dështuar të luajë në dy sezonet e fundit, sidomos këtë 2019/20 nën urdhrat e trajnerit Zinedine Zidane.

Situata e tij me trajnerin dhe klubin spanjoll ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas transferimit të tij.

Sipas mediumit britanik The Express, Manchester United është i gatshëm të transferojë yllin kolumbian të Real Madrid-it këtë verë.

Madrid-i do të pranojë oferta në rajonin e 23 milionë funteve dhe United-i do të jetë i pari në radhë për ta nënshkruar atë.