Sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa pritet të largohet nga ky ekip. United ka shfaqur interesim për transferimin e Costas.

Sky Sport Italia raporton se Bianconeri është duke punuar për të rindërtuar ekipin për të ardhmen dhe kjo mund të ndikojë që Costa të largohet nga klubi këtë verë.

Di Marzio raporton se United United është i interesuar për 29-vjeçarin, karakteristikat e të cilit vlerësohen të përshtatshme për skuadrën e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Red Devils mund të paraqesin një ofertë formale për blerjen e 29 vjeçarit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Përpjekjet e Manchester United për transferimin e yllit brazilian vijnë pas dështimit për të arritur tek objektivi kryesor, Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.

Costa, i cili shënoi tre gola në 29 paraqitje për Juventusin në sezonin e fundit ka edhe dy vite në kontratën e tij me skuadrën kampione nga Serie A.