Ivan Perisic ka treguar lojë të mrekullueshme tek Inter, andaj kjo ka bërë klubet tjera ta kërkojnë

Ivan Perisic ka treguar lojë të mrekullueshme tek Inter, andaj kjo ka bërë klubet tjera ta kërkojnë

Manchester United janë klubi kryesor që po e kërkojnë me ngulm kroatin, mirëpo Calciomercato raporton se United ka dërguar ofertën e fundit dhe nuk do të dërgojë më një të re.

Djajtë e Kuq kanë ofruar 30 milionë euro (26.4 milionë funte) për anësorin e Interit, mirëpo sipas skuadrës italiane kjo shumë nuk është e mjaftueshme, shkruan rtv21.tv.

Inter janë duke kërkuar 50 milionë euro (44 milionë funte) për futbollistin e tyre, por United nuk kanë plan që të ngrisin ofertën prej 30 milionë eurove.

Inter deri në fund të qershorit duhet të mbledhin edhe 30 milionë euro për të arritur shumën që duhet për të përmbushur rregullat e Fair Play-t të financave, dhe shitja e 28 vjeçarit do të mbulonte edhe këtë nevojë./21Media