Opsioni i United

Opsioni i United

Në rast se largohet Romelu Lukaku, Manchester United duket se e ka identifikuar tashmë zëvendësuesin e tij për sezonin e ardhshëm.

Sipas “The Sun”, klubi do të zgjedhë Paulo Dybalën, për të cilin ka gati një ofertë prej 135 milionë euro dhe Juventus është e gatshme ta lerë të lirë argjentinasin të largohet.

Ndërkohë, Paulo Dybala po kalon një moment të vështirë tek bardhezinjtë, teksa këtë sezon ka shënuar vetëm 4 gola në Serie A, duke qënë tërësisht nën hijen e Ronaldos.