Duket se Marcus Rashford do të mungojë në ballafaqimin që zhvillohet nesër mes Manchester United dhe Milan në kuadër të Europa Ligës, kjo pas lëndimit që pësoi në vikend në fitoren kundër Manchester Cityt me rezultat 0-2.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i ‘Djajve’, Solskjaer.“Gjatë ditës së sotme Marcus nuk u stërvit me ekipin përshkak të problemeve me nyjen e kembës dhe pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Milanit”.“Ende nuk dihet se a do të rikuperohet plotësisht për ndeshjen kundër West Ham që zhvillojm në vikend”, përfundoi Ole Gunnar.

Ndryshe, ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Milan është ndeshja e parë e zhvilluar ndërmjet tyre në kuadër të Kupave Europiane që prej vitit 2010, ku në atë ndeshje triumfojë Manchester United me rezultatin 4-0.

Ndeshja neserme zhvillohet në Old Trafford duke filluar prej orës 18:55