Manchester United është duke planifikuar ta shesë mesfushorin Paul Pogba në merkaton e ardhshme verore.

Spekulimet mbi të ardhmen e mesfushorit francez nuk kanë të ndalur, pas një starti jo të mirë me United, ku edhe është kritikuar për dhënien e shumë penalltive për kundërshtarin.

Muajin e kaluar, United e aktivizuan opsionin për vazhdimin e kontratës edhe për një vit, kështu duke e mbajtur Pogban në “Old Trafford” deri 2022.

Por tani, sipas gazetarit Alex Crook i cili ka folur për “talkSPORT”, tekniku i United Solskjaer e ka vërejtur se nuk mund t’i përfshijë edhe Bruno Fernandes e edhe Pogban në të njëjtin formacion, duke i dhënë mundësinë krerëve të “Djajve të Kuq” për të përfituar para nga shitja e francezit.

Sipas gjitha gjasave, Pogba do të kalojë te skuadra e Real Madridit, të cilët kanë një kohë të gjatë që janë të interesuar në shërbimet e mesfushorit francez.