Klubi i madh anglez, Manchester Unitedi po përgatit një lëvizje për sulmuesin e Everton, Dominic Calvert-Lewin. Djajtë e Kuq janë të etur të përforcojnë edhe më shumë skuadrën dhe sulmi është reparti që ata duan të forcohen. Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland mbetet një shënjestër kryesore, por Unitedi nuk është i gatshëm të merret me agjentin e tij, Mino Raiola.

Kështu, sipas mediumit The Athletic, Unitedi është duke planifikuar për të lëvizur për transferimin e anglezit Calvert-Lewin. Raporti pretendon se Calvert-Lewin ka admirues të shumtë në Old Trafford dhe loja e tij këtë sezon ka bindur plotësisht ata. Unitedi e refuzoi anglez kur ai ishte një i ri në dispozicion në Sheffield United, por tani e do pasi lojtari ka shënuar 11 gola në 14 paraqitje në Ligën Premier.