Universal Studios së shpejti do të fillojnë me xhirimet e filmit “Jurassic World: Dominion”. Kjo u bë e ditur pasi që Hollywood-i ka filluar të lehtësojë masat ndaj Covid-19, pas tre muaj izolimi.

Universal ka thënë se ka në plan që të fillojë me xhirimet e tij në studion Pinewood në Angli, më 6 korrik 2020, mirëpo po ashtu ka thënë se do t’i zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ky do të jetë njëri prej filmave të parë të rëndësishëm që do të xhirohet, pas vazhdimësisë së filmit të James Cameron, “Avatar”, xhirimet e të cilit filluan këtë të hënë në Zelandë të Re.

Xhirimet e filmit “Jurassic World: Dominion,” në të cilin luajnë aktorët: Chris Pratt e Bryce Dallas Howard , u ndërprenë në muajin mars për shkak të pandemisë, si pasojë e së cilës u mbyllën edhe kinematë rreth botës.

Ekipit realizues të filmit nga SHBA-të do të shkojnë në Angli për xhirime, dhe sipas informatave, do t’u duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë. Atje do t’u bëhen testet për virusin dhe antritrupa, si dhe do t’u matet tempertura rregullisht. Do të ketë 150 dezinfektues për duar, ka bërë të ditur Universal.

Sipas Deadline, e cila e para ka bërë të ditur lajmin për këtë, Universal ka shpenzuar rreth $5 milionë për masa të sigurisë.

“Jurassic World: Dominion,” nënprodukt i filmit Jurassic të vitit 1993 “Jurassic Park”, paraqet kthimin e dinosaurëve.

Në anën tjetër, studiove të filmit iu dha drita e gjelbër ditë më parë për të filluar me punë në rajonin e Los Angeles, ku ndodhen shumica e studiove të Hollywood-it, por për tu kthyer në mënyrë masive në punë, do t’u duhen edhe disa javë./21Media