Rektori i Universitetit, Bajram Kosumi ka folur për historikun e Universitetit

Rektori i Universitetit, Bajram Kosumi ka folur për historikun e Universitetit

Në shënimin e 6 vjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” ne Gjilan, për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme, fillimisht është mbajtur një minutë heshtje në shenjë respekti për familjen e të ndjerit.

Para të pranishmëve, Rektori Bajram Kosumi, shkurtimisht ka folur për historikun e këtij institucioni duke shpalosur kështu të arriturat, bashkëpunimet e realizuara deri më tani, si dhe për planet që kanë për qëllim rritjen e cilësisë në mësim.

Rektori Bajram Kosumi, ka thënë se studentët dhe cilësia e studimit në UKZ është i vetmi motiv, i vetmi qëllim dhe e vetmja arsye pse jemi këtu, duke shtuar se universiteti është dera e një shoqërie.

Rektori Kosumi në fjalën e tij pos tjerash ka thënë se,” Një gjë mund të ju garantoj: falë punës së të gjithë juve, studentëve, menaxhmentit, të stafit akademik dhe të administratës, UKZ i ka përballuar dhe do t’i përballoj të gjitha vështirësitë”, duke shtuar se, “vetëm nëpër këto vështirësi ne e forcojmë autonominë tonë dhe cilësinë tonë, dy kushte të domosdoshme për një universitet të suksesshëm”, ka thënë Kosumi.

Universiteti “Kadri Zeka” do t’i bindë të gjithë, edhe ata skeptikët, që është në rrugën më të mirë për t’u bërë një universitet me vlera e cilësi të lartë. Rektori po ashtu falënderoi të gjithë përfaqësuesit e institucioneve publike dhe atyre private,stafin akademik dhe administrativ, studentët për mbështetjen e dhënë në zhvillim të këtij institucion./21Media