Heldt këtë e konsideron lajm të mrekullueshëm

Heldt këtë e konsideron lajm të mrekullueshëm

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka falënderuar Universitetin Johns Hopkinsin për përfshirjen e Kosovës në databazën për COVID-19

Heldt në twitter ka shkruar se ky është një lajm i mrekullueshëm.“Është ky lajm i mrekullueshëm, faleminderit”, ka shkruar Heldt në twitter.

Ky falënderim ka ardhur pasi që Johns Hopkins i ishte përgjigjur kërkesës së ambasadorit, për përfshirjen e Kosovës në këtë bazë të të dhënave.

“Të dhënat për Kosovën tani janë në bazën e COVID-19”, shkruan në statusin e Johns Hopkins. /21Media