UBT është renditur institucioni i parë jopublik, në nivel kombëtar, në bazë të citimeve në raportin e fundit të muajit korrik 2020, të titulluar: “TRANSPARENT RANKING: Top Universities by Citations in Top Google Scholar profiles”.

UBT është renditur institucioni i parë jopublik, në nivel kombëtar, në bazë të citimeve në raportin e fundit të muajit korrik 2020, të titulluar: “TRANSPARENT RANKING: Top Universities by Citations in Top Google Scholar profiles”.

 

UBT ka hyrë në renditjen e ngushtë globale prej rreth 4 mijë universiteteve prestigjioze të përzgjedhura nga 30 mijë universite, si një ndër top universitetet më të mira anembanë botës në bazë të botimeve të studiuesve dhe profesorëve, citimit të tyre në Google Scholar, teksa prej këtyre institucioneve vetëm gjashtë universitete nga trojet shqiptare kanë arritur të rangohen në këtë listë të ngushtë.

Me këtë rast, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi potencoi se numri i madh i stafit akademik dhe hulumtues, përvoja, angazhimi dhe rezultatet e tyre hulumtuese, si dhe partneriteti me institucione prestigjioze ndërkombëtare në fushën e hulumtimit dhe edukimit, kanë bërë që UBT të jetë pjesë e storjeve të suksesit në nivel global.

“Ky rezultat është edhe një indikator shtesë në kuadër të indikatorëve të tjerë të sukseseve të UBT-së që mundëson ngritjen dhe ruajtën e pozitave të larta ranguese në nivel ndërkombëtar”, tha rektori Hajrizi.

UBT tanimë me dhjetëra herë ka ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta botërore në fushën e edukimit, shkencës dhe inovacionit dhe vazhdon të jetë një model për të tjerët në rajon dhe në Ballkan./21Media