Afati i prillit nuk realizohet

Afati i prillit nuk realizohet

Provimet e e afatit të jashtëzakonshëm të prillit nuk janë të realizueshme në këtë faze njofton Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Një gjë e tillë sipas njoftimit ndodh për shkak të situatës me COVID-19.

Po ashtu UP bën të ditur se në rast që zgjatë situate me pandeminë, atëhëre afati i rregullt i qershorit të mbahet online.

“Njëherësh, ashtu siç jeni njoftuar zyrtarisht, Universiteti i Prishtinës ka filluar përgatitjet për të gjetur format më të përshtatshme për të bërë të mundur realizimin e provimeve virtualisht, në rast se situata do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në qershor, kur zhvillohet afati i provimeve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.Lidhur me këtë, Universiteti i Prishtinës do të konsultojë dhe do të marrë vendime në kuadër të organeve kompetente dhe më pas do të publikojë njoftim zyrtar për vendimet e marra. Deri atëherë, të gjitha pretendimet e tjera mbesin opinione personale ose diskutime të brendshme.”, thuhet në njoftimn e UP-së.

Aktualisht ligjeratat në Universitetin e Prishtinës po realziohen virtualisht për shkak të pandemisë së koronavirusit./21Media