Maqedonia nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2023

Maqedonia nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2023, këtë e ka konfirmuar sot drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski, në një prononcim për MMS.
MMS  kërkoi informacione zyrtare nga drejtori Marjan Cvetkovski, i cili konfirmoi se Maqedonia për herë të parë pas pavarësisë nuk do të jetë pjesë e ngjarjes më të madhe muzikore në Evropë.
“Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Ne nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të shkaktohen nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe. Për shkak të kësaj situate janë ulur të gjitha shpenzimet, kështu që edhe ato që është dashur të paguhen për pjesëmarrje në Eurosong i kemi udhëzuar që të paguajnë energjinë elektrike”, tha Cvetkovski për MMS.
Maqedonia nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje madhështore muzikore për herë të parë që nga pavarësia e saj.
Nga viti 1991 e deri më sot Maqedonia nuk ka marrë pjesë disa herë për mosplotësim të propozimeve të EBU-së ose nuk ka arritur të futet në finale, ndaj sipas rregullores ka bërë pushim.
Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool. Ukraina e ka fituar edicionin e sivjetmë, por për shkak të konfliktit me Rusinë, nuk është e mundur të mbahet eventi në tokën ukrainase./TV21

Back to top button