Rep-artisti i njohur kosovar, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha dje janë bërë prindër për herë të parë.

Pas marrjes së epitetit baba, Ledri mbrëmë ka publikuar një fotografi duke i shtrënguar dorën Sarës. Në këtë fotografi  ai pranoi urime të shumta nga fansat dhe miqtë e tij, njëherit artistët e estradës.

Lumi B, Ermal Fejzullahu, Blerim Destani, Ronela Hajati, Dhuarta Dora, Adelina Tahiri, Fifi, Albatrit Muqiqi, Blerim Destani, Robert Berisha, Era Istrefi, Milot Rashica, Diona Fona, Tayna, Skerdi, Rozana Radi, Agnesa Vuthaj, janë disa prej artistëve uruan babin më të ri të estradës.

“Axhi krenar”, ka shkruar Lumi B.

Tayna në urimin e bërë për Ledrin dhe Sarën ka përmendur se vogëlushja feston ditëlindjen në ditën e njëjte me të . “Ditelindjen me muuu Urime!! Jetë të gjatë e të lumtur”, ka shkruar Tayna.

Kurse, Rozana Radi vogëlushes i ka uruar jetë të pastër si uji. “Past ardh e mbarë fryma jote! Paste jetën e pastër si uji”, është urimi i Rozanës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

 Kujtojmë se, Ledri ka publikuar në muajin tetor projektin e veçantë “Si baba”, të cilin ia ka dedikuar vajzës së tij./21Media