I lindur më 1951 në fshatin Negroc të Drenasit, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi sot mbush 70 vjet. Por, këtë ditëlindje ai është larg familjes e atdheut.

Mungesën e tij po ndjenë familjarët dhe shokët e Krasniqit.

Vajza e tij, Grasa përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka uruar babin me fjalët më të mira, duke i thënë se edhe pse nuk është në shtëpi ajo po e ndjenë zërin, përqafimet e hapat e tij të lehtë, shkruan rtv21.tv.

“Babi në ditëlindjen tënde të 70 gjendesh larg, por të ndjejm kaq afer në gjithçka që na rrethon. Ne dhomën e ndejës ndjejm zërin tënd, ndjejm perqafimet tua që shumë herë na mungojnë. Ndjejm hapat tu të lehtë kur ecje nepër shtëpi. Ndjejm dashurinë tënde, ndjejm ndjenjen e lumturis që perçoje sa her ktheheshe nga puna. Ndjejm buzeqëshjen tënde të lehtë dhe kjo na mbanë të fort”, ka shkruar e bija e Jakup Krasniqit.

Gresa tutje ka shkruar se babai i saj në ditëlindjen e 70 po i dhuron Kosovës shumëçka, duke e falëndëruar atë.

“Babi, në 70 vjetorin e lindjës duam të falenderojm për lirinë që sot gëzojm. Urime ditëlindjen Babi rrofsh sa malet e Shqipërise ”, ishte urimi i së bijës për babain e saj në Hagë.

Në fund Gresë Krasniqi ua ka uruar të gjithëve festën e Vitit të Ri. “Familjarë, miq dhe të dashur Shqiptarë gëzuar vitin e ri ”.

Kundër ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe është deklaruar i pafajshëm./21Media